Avokati Arianit Koci në emisionin “Debat D Plus”, të RTV Dukagjini ka thënë se mandati i Gjykatës Speciale është që të hetojë edhe vrasjet politike.
Ai tha se në këtë situatë me debate të tilla nuk po i ndihmohet drejtësisë.
“Për që janë vrasje politike nuk ka dilemë…Të gjithë e ndiejmë veten keq me këtë vrasje monstruoze që kanë ndodh”, tha ai.
“…Ta presim rrjedhën e hetimeve. Presim çfarë po nxjerr Gjykata Speciale sepse në hetime mundet me pas edhe befasi”, tha ai. /Telegrafi/