Site icon Telegrafi

Koci: Mandati i EULEX-it duhet të vazhdohet

Zgjatja apo jo e mandatit të EULEX-it në Kosovë ka mendime të ndryshme.

Ata që janë të mendimit se ky mandat nuk duhet të zgjata thonë se kjo do të thotë se Kosova po heq dorë nga drejtësia, kurse të tjerët thonë se ende kemi nevojë për dorën e EULEX-it në Kosovë.

Avokati Arianit Koci në një prononcim për Reuters ka thënë se mandati i EULEX-it duhet të zgjatet.

“Unë mendoj se mandati i EULEX-it duhet të zgjatet, ne kemi nevojë për Europën më shumë se sa ata per ne. Ne duhet t’i falënderojmë ata që janë duke na ndihmuar dhe për këtë nuk po paguajmë asnjë cent”, ka thënë avokati Koci.

Exit mobile version