Arianit Koci, i cili është avokat i disa nga të ftuarit nga Gjykata Speciale, ka thënë se ka pranuar një konfirmim nga Zyra e Prokurorit të Specializuar se njëri nga klientët e tij, do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit – në hotelin ku do të qëndrojë.
Koci thotë se marrja në pyetje në hotel konsiderohet si jo serioze, pasi trajtimi është i pa-dinjitetshëm
“E kam pranuar konfirmimin nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, se njëri prej klientëve të mi, do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit – në hotelin ku do të qëndroj. Me kohën që e kanë pasur, buxhetin, dhe infrastrukturën që e kanë Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar – marrja në pyetje e të dyshuarit në hotel, po e len përshtypjen e joseriozitetit. Po ashtu, besoj që po trajtohemi në mënyrë të pa dinjitetshme”, ka shkruar Koci në Facebook.
Ndryshe, së fundi, përveç Ramush Haradinajt, ftesë nga Specialja kanë marrë edhe, Sokol Bashota, Jakup Krasniqi, ish-shefi i Shtabit të UÇK-së, Bislim Zyrapi,e disa të tjerë. /Telegrafi/