Telegrafi

Koci: Gjithçka që ka thënë Gani Geci për Rexhep Selimin – e vërtetë

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, ditëve të fundit ka thënë se gjatë luftës ka qenë dëshmitar kur një ditë në fshatin Polac, komandanti i UÇK-së, Adem Jashari, gjatë një mosmarrëveshje që kishte me deputetin aktual të Vetëvendosjes, Rexhep Selimin, i kishte thënë para 30 ushtarëve se “do t’ia nxjerr gabzherrin”.

Geci ka thënë se dëshmitar për këtë, në mesin e shumë të tjerëve ka qenë edhe ish-themeluesi i UÇK-së, Gani Koci.

“Nuradin Lushtaku, Gani Koci ,Fadil Kodra, Xhafer Koca, Isuf Hoti, Gani Kabashi, Musli Geci, Sylejman Selimi, Xhevahire Geci dhe shumë te tjerë janë të gjallë nëse donë me tregua të vërtetën”, kishte shkruar Geci në Facebook.

Koci i kontaktuar nga Indeksonline ka konfirmuar se ajo që Geci ka thënë këto ditë është shumë e vërtet.

“Mund të them se gjithçka që ka thënë Gani Geci është më se e vërtet”, ka thënë Koci.