Telegrafi

Koci: Deri më 16 janar, Haradinaj hiqet nga lista e Interpolit (Video)

Avokati i Ramush Haradinajt, Arianit Koci gjatë një intervistë në InfoBox të RTV Dukagjinit e ka përjashtuar mundësinë e ekstradimit të kreut të AAK-së në shtetin e Serbisë, por shton se kjo e fundit mund ta zvarris procesin, dhe Haradinajn ta mbahet në Francë për 40 ditë.

“Është bërë kërkesa me 16 dhjetor dhe 30 ditë nevojitet për tu aprovuar kjo kërkesë prej Interpolit. Sa kam unë informacion, asnjë kërkesë deri më tani, Interpoli nuk ja ka refuzuar UNMIK-ut. Sot e kam kuptuar që është bërë kërkesa me 16 dhjetor dhe pritet që deri më 16 janar kjo të hiqet”, tha ai.

Ai madje thotë se Policia e Kosovës ka kërkuar nga Interpoli që nga Listat e Serbisë, të largojë 20 persona, brenda të cilëve është edhe Haradinaj, dhe pret që kjo fshirje nga këto lista të ndodh nga 16 janari.