Në vendimin për pezullimin e prokurorit të lartë Mustafa Hajrullahi nuk ka ndikuar fakti se ata kanë pasur marrëdhënie të tensionuara gjatë kësaj periudhe, thotë prokurori republikan Ljupço Kocevski, i cili hodhi poshtë akuzat se me prezullimin e Hajrullahit po krijonte precedent, shkel ligjin për prokurorët publikë dhe keqpërdor pushtetin hierarkik.
Këto kritika ndaj Kocevskit i ka drejtuar të hënën anëtarja e Këshillit të Prokurorëve Publikë, Keti Petkova, e cila ishte e vetmja kundër pezullimit, por sot nuk ishte e pranishme në seancë dhe nuk u takuan me Kocevskin.
Prokurori republikan thotë se ka vepruar ligjërisht dhe ka pezulluar Hajrullahin për shkak të një hetimi për dy krime të rënda.
Para se të bëhej pjesë e këshillit, Petkova ka qenë avokate në rastin e PSP-së “Post Bank”, një nga rastet nën shqyrtim, pasi prokuroria më e lartë e ka tërhequr ankesën dhe rasti ka pushuar.
Ajo pretendoi se kjo nuk ndikoi në pikëpamjet e saj.
Hajrullahi, nga ana tjetër, kontestoi faktin se prokurorja Lile Stefanova nga ish-PSP është pjesë e ekipit që ushtron kontroll në nivelin më të lartë. Kocevski thotë se në mbikëqyrje nuk ka raste që Stefanova i ka trajtuar më parë dhe se nuk ka konflikt interesi.
Në ndërkohë, për përgatitjen e raportit të mbikëqyrjes po kalon afat i ri prej 30 ditësh, pasi Kocevski më 13 nëntor kërkoi plotësime për të sqaruar disa çështje që kanë të bëjnë me profesionalizmin, shpejtësinë dhe ligjshmërinë në veprimet e prokurorëve të lartë./Telegrafi/