Telegrafi

Koce Trajanovski për projektin “Shkupi 2014”: Ishte projekt i pushtetit qendror

Ish-kryetari i Bashkisë së Shkupit, Koce Trajanovski sot hoqi dorë nga projekti “Shkupi 2014” duke thënë se nuk ka qenë projekt i pushtetit lokal po i atij qendror.

“Shkupi 2014 është projekt i pushtetit qendror. Bashkia e Shkupit ka dhënë leje për fasat, jo edhe për përmendoret. NE si Bashki e Shkupit nuk kemi vendosur përmendore”, tha Trajanovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas tij heqja e përmendores së Qoseto ka qenë marketing politik dhe nuk është dashur të hiqej./Telegrafi/