Telegrafi

Koce Trajanovski në takim me Behgjet Pacollin, diskutojnë për bashkëpunimin e komunave

Kryetari aktual i Bashkisë së Shkupit, Koce Trajanovski, dje ka realizuar takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.

Njoftimin për këtë takim e ka bërë të ditur vetë Trajanovski në profilin e tij në Facebook, i cili shkruan se me Pacollin kanë diskutuar për për bashkëpunimin mes komunave të dy vendeve, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Dje realizova takim me Behgjet Pacollin, ministër i Punëve të Jashtme i Kosovës dhe lider i partisë Aleanca për Kosovën e Re (AKR). Në takim biseduam për bashkëpunimin e deritanishëm mes komunave të dy vendeve, bashkëpunimin e kryeqyteteve, si dhe për nevojën për thellimin e të njëjtës”, shkruan Trajanovski.

Ndryshe, ky takim vjen para zgjedhjeve lokale që do të mbahen në të dy vendet./Telegrafi/