Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Koce Trajanovski, me ftesë të kryetarit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta sonte ka qëndruar në tubimin qendrorë të Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) në Tiranë.
Në këtë tubim të mbajtur në Tiranë pjesëmarës kanë qenë mbi 100 mijë anëtarë dhe simpatizantë të LSI-së, ndërkohë që sipas anketave të realizuara së fundi për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, partia e Ilir Metës pritet të jetë faktor pa të cilin nuk mund të formohet qeveria shqiptare.
Ndërkohë që vizita e Koce Trajanovskit në Tiranë vërteton edhe njëherë raportet miqësore mes tij dhe Ilir Metës.