Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Koce Trajanovski, ka mbështetur Ilir Metën në fushatën elektorale të zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, përcjell Telgrafi Maqedoni.
Ai ka qenë në shoqërinë e kryetarit të Pustecit, Edmond Temelko. Përndryshe, në partinë e Ilir Metës bën pjesë Vasil Sterjovski, kandidat për deputet nga radhët e maqedonasve, por si kandidat i Lëvizjes Socialiste për Integrim./Telegrafi/