Sfidat me të cilat përballemi sot janë shpirtërore dhe ekonomike. Shteti ka nevojë për një dokument themelor, i cili do të përgatitet nën drejtimin e ASHAM, së bashku me universitetet dhe Odat Ekonomike, pa pjesëmarrjen e pushtetit ekzekutiv. Mirëpo, nuk mjafton vetëm krijimi i një dokumenti të tillë, por zbatimi i tij duhet të bëhet në vazhdimësi, tha kryetari i ASHAM-së, Ljupço Kocarev.
Ai sot në fjalimin e tij me rastin e 56-vjetorit të ekzistencës së ASHAM-it tha se sfida e parë me të cilën përballet vendi është që të kuptojnë disa politikanë, intelektualë dhe qytetarë maqedonas se na duhet dikush nga jashtë për të vendosur rendin dhe sundimi i ligjit, për të zbatuar parimet demokratike brenda shtetit.
“Propozoj dhe avokohem që Maqedonia të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, por qasja e dominuar nga përulësia, servilizmi, mosdinjiteti, madje edhe çnjerëzorja, të cilën qeveria aktuale e ka zgjedhur si rrugën e vetme për anëtarësim në BE, është mëkatare dhe e turpshme kështu që duhet të largohet menjëherë”, tha Kocarev.
Sa i përket ekonomisë, ai tha se ekonomia botërore, ajo evropiane dhe ajo e Maqedonisë po përballen me një periudhë të inflacionit të lartë, borxhit të lartë të sektorit privat dhe publik, ndërprerje të zinxhirëve të furnizimit dhe krizë energjetike./Telegrafi/