Site icon Telegrafi

Koçani dhe Shtipi përfshihen në projektin ”Parajsa malore e çiklizmit”

Komuna e Koçanit dhe e Shtipit do të përfshihen në projektin ”Parajsa malore e çiklizmit” përmes rajonit planor lindor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Me këtë projekt parashihet ndërtimi i korsive për këmbësorë dhe për biçikleta, si edhe rindërtimi i një objekti të vjetër për përshtatje si shtëpi malore.

Projekti mbështetet nga fonde të Bashkimit Evropian ndërsa Njësia për zbatimin e projekteve për konkurencë lokale dhe rajonale tashmë e ka shpallur Tenderin për këtë projekt./Telegrafi/

Exit mobile version