Site icon Telegrafi

Koçani, Berova dhe Pehçeva shpallin epidemi të lisë së ujit

Në Koçan, Berovë dhe Pehçevë është shpallur epidemi e lisë së ujit. Pritet që numri i të prekurve të rritet edhe më tej. Megjithëse sëmundja është e pranishme gjatë tërë vitin, në këto qytete përhapja merr hov në këtë periudhë viti, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në vitin e kaluar u regjistruan 10 mijë raste të lisë së ujit, ndërkaq vetëm në këto 18 ditë të këtij viti janë regjistruar 500 raste. Kjo sëmundje më së tepërmi i prek fëmijët. gjysma e të prekurve janë deri në moshën 6 vjeçare./Telegrafi/

Exit mobile version