Site icon Telegrafi

Koçan do të gjykohet, gjykatësja vendos të fillojë diskutimin kryesor

Në Gjykatën Penale ka filluar diskutimi kryesor për lëndën “Trust”, në të cilën i dyshuari i parë është biznesmeni Sead Koçan, dy persona fizik dhe tre persona juridik.

Mbrojtja e Koçan, tentuan që rastin ta kthejnë prej filimit, gjegjësisht në diskutimin përgatitor. Por, gjykatësja Lidija Trajkovska Zimbovska refuzoi kërkesën e avokatëve të mbrojtjes dhe vendosi që të mbahet diskutimi kryesor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Prokurori Gavril Bubevski ndau CD dhe prova tjera nga hetimet dhe nuk kishte asnjë pengesë që të kalohet në fjalët përfundimtare dhe shpalljen e aktgjykimit.

Më herët seanca gjyqësore më 7 shtator u shty, për shkak se avokatët nuk kishin pranuar listën e provave që kishte dorëzuar PSP.

Sipas aktakuzës, të dyshuarit me dokumente të falsifikuara kanë marrë tender nga ELEM me verë prej 17 milionë eurove./Telegrafi/

Exit mobile version