34 vjeçari nga Koçani dyshohet për ‘tentim për përdhunim’ dhe ‘prezantim të rrejshëm’, transmeton Telegrafi Maqedoni.
MPB theksoi se ai më 7 prill është veshur me uniformë polici në afërsi të shkollës së mesme në Koçan, dy të miturave u është prezantuar si polic dhe u ka kërkuar letër njoftimi.
Në atë moment ka kaluar edhe një e mitur të cilës, i është kërkuar letërnjoftimin gjoja në pozicionin e policit. Përderisa e mitura ka thënë se nuk e ka letërnjoftimin me vete, ai me veturën e tij e ka dërguar atë në shtëpinë e tij dhe ka tentuar ta përdhunojë. Në qëllimin e policit të rrejshëm, rastin e kanë paraqitur prindërit e vajzës së mitur.
Gjykatësi i procedurës paraprake ndaj policit të rrejshëm i ka caktuar paraburgim prej 30 ditësh. /Telegrafi/