Telegrafi

Koçan, për dhjetë ditë janë regjistruar 14 zjarre në hapësirat e hapura

Në muajin gusht, edhe atë për dhjetë ditë në Koçan, janë regjistruar 14 zjarre, informon Dejanço Arsov, komandant i NJTKZ Koçan, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai thekson se ende punohet në ngritjen e vetëdijes te qytetarët për mbrojtje nga zjarri, për çka NJTZ edhe më tej vazhdon me aktivitetet parandaluese për mbrojtje nga zjarri, si, shpërndarjen e broshurave dhe biseda me banorët.

Nga NJTZ Koçan, thonë se, janë të kënaqur nga prania e qytetarëve dhe përfshierja në edukim, por si duket ende rritet numri i zjarreve në hapësirat e hapura dhe se ende duhet të punohet në ngritjen e vetëdijës tek qytetarët.

Gati tre javë Maqedonia është në zjarr, edhe atë në shume vise malore. Maqedonisë i ka ndalë në ndihmë Turqia, Bullgaria dhe Izraeli. /Telegrafi/