Site icon Telegrafi

Koçan, gjendet një burrë i vdekur, po hetohen shkaqet e vdekjes

Një burrë 50 vjeç, këtë mëngjes u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në lagjen rome në Koçan.

I ndjeri ka jetuar i vetëm, ndërsa rasti në polici u paraqit nga fqinjët, pas së cilës shpejt mbërritën policia dhe ekipet mjekësore, dhe u njoftua Prokuroria Themelore Publike. Është konstatuar se në trup nuk kishte gjurmë dhune, ndërsa personi kishte probleme me zemrën.

Për momentin po bëhet ekspertizë dhe të ndjerit do t’i merret mostra për të përcaktuar nëse tek i moshuari ka qenë i pranishëm coronavirusi.

Shtabi i Krizave të Koçanit ka konfirmuar rastin, dhe gjatë ditës priten më shumë informacione.

Exit mobile version