Site icon Telegrafi

Koçan edhe sot në gjykatë

Ndërmarrësi i kompanisë ”Transmet” dhe pronarë i televizionit ”Nova” Sead Koçan edhe sot do të del para gjykatësve të Gjykatës Penale për lëndën ”Trust” ku është i akuzuar për falsifikim faturash dhe dokumentesh për tenderin e ”ELEM SH.A”, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Seancat në fjalë janë anuluar disa herë kurse deri tani një nga ish-kolegët e Koçan e ka pranuar fajin.

Përveç Koçan, në gjykim janë edhe disa të punësuar tjerë të kompanisë që kanë pranuar të manipulojnë me tenderët e dyfishta.

Prokuroria Speciale Publike është nismëtare e këtij gjykimi pasi lënda në fjalë del nga ”bombat” e publikuara nga Zoran Zaev. /Telegrafi/

Exit mobile version