Site icon Telegrafi

Kobrat nëpër rrugët e qytetit kinez, qytetarët në panik

Gjarpinjtë vërshuan rrugët, kuzhinat dhe tualetet publike të qytetit në jugperëndim të Kinës, shkruan gazeta britanike “The Times”.

“Zhang Erfen hyri në tualet vetëm kur dëgjuam klithjen e saj të panikut, e më pas iku shpejt nga tualeti”, tha një banor.

Banori Cai Yong pranoi se kishte rritur ilegalisht rreth 1.900 kobra në ish shkollën të cilën e kishte shndërruar në qendër artificiale reproduktive.

“Shumica e këtyre zvarranikëve janë vrarë ose kapur, por ende mungojnë edhe shumë”, shkruan gazeta për incidenti ndodhi të martën. /Telegrafi/

Exit mobile version