Reperi nga Gjakova, Sadik Gjokaj i njohur me emrin artistik Kobra përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se të mërkurën sjell këngën e tij të re.
Këngën, titullin e së cilës nuk e ka konfirmuar, do të jetë në bashkëpunim me 2po2, transmeton Koha.net.
“Të mërkurën Kobra ft 2po2 në ora 20:00”, ka shkruar ai.
Muajin e kaluar ai kishte publikuar këngën në bashkëpunim me Unikkatilin “Ndryshe”, ndërsa ka paralajmëruar edhe një këngë me BimBimman.
Ai gjithashtu ka konfirmuar se tre këngë të albumit të tij të ri do t’i sjell me videoklipe, kurse 2 prej tyre do të jenë nga bashkëpunimet.