Ky është momenti tmerrues kur një burrë që po flinte në një tempull në Indinë veriperëndimore, u zgjua kur gjeti një kobër vdekjeprurëse në shtratin e tij.
Pamjet nga kamerat e sigurisë të xhiruara më 5 shtator në Tempullin Mandareshwar në Banswara në shtetin Rajasthan, tregojnë kobrën që shkon qetësisht drejt burrit dhe pastaj zvarritet mbi dyshekun mbi të cilin ai është duke fjetur.
I pavetëdijshëm për zvarranikun, burri vazhdon të flejë për disa çaste, por më pas ai rrokulliset dhe ndjen kobrën e mbështjellë rreth këmbës së tij. Në panik, ai kërcen në këmbë, hoqi batanijet shpejt dhe zbulon ndërhyrësin vdekjeprurës.
Burri, i cili kishte fjetur në tempull për 44 ditët e fundit si pjesë e praktikës së tij fetare, nuk ishte dëmtuar nga incidenti.
Një zyrtar i tempullit tha se kafshët e egra u panë shpesh tek tempulli që ndodhet në vargmalin Aravalli. /Telegrafi/