Telegrafi

Kobo lançon librin e ri elektronik

Ky libër elektronik i Kobo ka një ekran 8.5-inch me prekje dhe ka një memorje 32 GB, që mund të mbajë deri në 30 mijë tituj. Por, numri i këtyre librave në arkivën e këtij tableti mund të rritet, pasi memorja e këtij libri elektronik mund të shtohet falë kartave microSD.

Çmimi i librit të ri elektronik të Kobo-s, i cili sapo ka dalë në treg, është 129.9 dollarë amerikanë. /Telegrafi/