Site icon Telegrafi

Kobler: Procesi reformues do të jetë kyç për fillimin e bisedimeve me BE-në

Ambasadorja e Austrisë në Shkup, Renata Kobler, ka përshëndetur arritjet e Maqedonisë në lidhje me ratifikimin e marrëveshjeve me Bulgarinë dhe Greqinë, si dhe angazhimet e Qeverisë për zbatimin e reformave të BE-së.

Duke folur për prioritetet e kryesimit të Austrisë me BE-në, ajo theksoi se zgjerimi me vendet e Ballkanit Perëndimor mbetet të jetë detyrë prioritare për Austrinë, por se si kryesues me BE-në vendi do të përkushtohet edhe në çështjet serioze si zbatimi i të dyja agjendave evropiane për siguri dhe për migrim, luftën kundër radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, zbatimin e strategjisë globale të BE-së, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ajo tha se reformat do të jenë kyçe për fillimin e bisedimeve me BE-në dhe ju bëri thirrje deputetëve të opozitës të kyçen në procesin reformues.

Ndërsa zv.kryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, foli për aktivitetet e projektuara të deritanishme dhe të ardhshme qeveritare, në lidhje me realizimin e tyre, me vështrim në reformat prioritare, të cilat i kërkon BE-ja./Telegrafi/

Exit mobile version