Telegrafi

Kobe Bryant tregon se cilët janë tre basketbollistët më të mirë në histori

Kobe Bryant (Foto: Dia Dipasupil/Getty Images for BN/Guliver)

Kobe Bryant ka vendosur t’i japë fund debatit shumëvjeçar lidhur me legjendat e NBA-së për atë se cili është ‘GOAT’ (më i madhi i të gjitha kohërave).

Gjatë pjesëmarrjes në emisionin Late Late Show with James Corden, ikona e LA Lakers është dashur t’i përgjigjet pyetjes së vështirë, ndërsa obligohej të ishte i sinqertë në atë që thoshte.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Kobe Bryant

Corden ka kërkuar nga Bryant që ta renditë veten, LeBron Jamesin dhe Michael Jordanin, nga më i miri te më i keqi.

40-vjeçari fillimisht tha se nuk do të përgjigjej, mirëpo nikoqiri i emisionit insistoi që ish-basketbollisti ta bënte renditjen e këtyre tre basketbollistëve të mëdhenj.

“Në rregull. Unë jam më i miri. Michael është i dyti më i miri, LeBron është i treti më i miri”, deklaroi Bryant dhe kjo nxiti brohoritje te publiku. /Telegrafi/