Kobe Bryant ka ndërruar jetë në moshën 41 vjeçare pas një aksidenti me helikopter, ku mbeten të vdekur edhe me shtatë persona të tjerë, përfshirë edhe vajzën e tij 13-vjeçare, Gianna Maria Bryant.
Legjenda LA Lakers ku e kaloi të gjithë karrierën e tij, ka fituar pesë tituj të NBA, por hapat e parë në basketboll i kishte marr në Itali.
Babi i tij Joe, një basketbollist profesionist i viteve 80, kaloi shtatë sezone në Itali (kur Kobe ishte mes 6 dhe 13 vjet), duke luajtur në Rieti, Reggio Calabria, Pistoia dhe Reggio Emilia.
Një përvojë që e përcolli dhe e karakterizoi tërë jetën, për të cilën ai gjithmonë ka qenë krenar për lidhjen e tij me Italinë.
Mediat italiane kanë postuar foto nga ajo periudhë, siç janë ato të Kobe Bryant si fëmijë, të cilat edhe ai vetë i përdorte si foto të profilit të llogarisë së tij në Tëitter.
Aty në Itali ai i mori edhe hapat e parë në basketboll. Më poshtë mund t’i gjeni disa nga foto më interesant të periudhës së tij si fëmijë në Itali.
Një nga fotot e para të Kobe Bryant si fëmijë, të cilën ai vetë e përdori si foto të profilit të llogarisë së tij në Twitter
Kobe Bryant si fëmijë në kohën e Rieti
Kobe Bryant në një foto familjare me nënën Pamela
Një foto e Kobe si një fëmijë në Pistoia, një nga ndalesat e tij në Itali
Një foto e Kobe në Reggio Calabria, ku babai i tij luajti në sezonin 1986-87
Kobe Bryant në një foto ekipore në kohën e Reggio Emilia
Kobe pozon me ekipin Rieti për foton e zakonshme
Kobe dhe motrat e saj më të mëdha Sharia dhe Shaya së bashku me babanë e tyre Joe
Kobe Bryant pozon me babanë e tij Joe “Jellybean”
Kobe Bryant shtyp para Kështjellës Sforzesco në Milano: në disa raste gjatë karrierës së tij ai është rikthyer në Itali për turne promovuese
Kobe tani një i rritur kthehet në Cireglio, një fshat i Pistoia ku jetoi si fëmijë
/Telegrafi/