Telegrafi

Kobe Bryant dhe vajza e tij janë varrosur javën e kaluar

(Foto: Instagram/vanessabryant)

Legjenda e basketbollit, Kobe Bryant dhe vajza e tij, Gianna, janë varrosur në një ceremoni private mortore në varrezat në afërsi të shtëpisë së familjes së tij në Orange County.

Varrimi është bërë në javën e kaluar (më 7 shkurt) në Parkun Memorial, Corona del Mar, ndërsa mediat amerikane tash e kanë publikuar lajmin.

Më 24 shkurt është planifikuar të nisë një homazh për ikonën e Los Angeles Lakers dhe vajzën e tij 13 vjeçare në Staples Center.

Të gjitha ata që e kanë njohur dhe fansat do ta kenë mundësinë të bëjnë homazhe për disa ditë për ta nderuar legjendën e basketbollit.

Kujtojmë që Bryant, vajza e tij dhe shtatë njerëz të tjerë e humbën jetën më 26 janar, në një aksident tragjik me helikopter. /Telegrafi/