Kobbie Mainoo kërkoi falje në intervistën e tij pas ndeshjes për atë që bëri gjatë barazimit 2-2 të Manchester United kundër Liverpool.
Sa i përket ndjesisë së adoleshenit, ai bëri një vrapim brenda zonës dhe mori një asistim nga Aaron Wan-Bissaka, me lojtarin që rrotullohej përpara se të lëshonte një goditje brilante për të shënuar një super gol.
Duke bërë këtë, Mainoo shënoi golin e tij të parë profesional në Old Trafford, pasi gjeti rrjetën edhe kundër Newport County dhe Wolves.
Natyrisht, ishte një moment i madh në karrierën e tij, ndërsa ai po festonte për këtë arritje të tij në njërin ndër stadiumet më historike në botë.
Por, duke folur pas ndeshjes, 18-vjeçari kërkoi falje të panevojshme për festën e tij: “Po, u ndjeva mirë, kështu dola jashtë vetës me festën. Më falni”, i tha ai Sky Sports.
Mainoo shtoi: “Ndjenjë e pabesueshme, goli i parë profesional në Old Trafford dhe ta bësh atë në këtë ndeshje është gjithashtu mahnitëse. Në fund të ditës, ne nuk largohemi me tri pikët kështu që nuk mund të jem shumë i lumtur”.
Për rezultatin, mesfushori tha: “I zhgënjyer me vetëm një pikë, të jem i sinqertë, sepse ndihem sikur në pjesën e dytë ne luajtëm shumë mirë. Ne e morëm atë dhe djemtë punuan shumë, vërtet shumë. Ishin gabime të vogla që në fund ishin të mëdha”.
Mainoo tani ka shënuar tri gola këtë sezon, duke përfshirë dy gola në Ligën Premier. Ai vazhdon të shijojë një edicion të bujshëm shpërthyese, duke rritur reputacionin e tij lulëzues me çdo performancë. /Telegrafi/