Koalicioni i ri i ardhshëm i Gjermanisë dëshiron të legalizojë kanabisin dhe të heqë qafe qymyrin më herët se sa ishte planifikuar.
Tre parti – Social Demokratët, të Gjelbërit dhe Demokratët e Lirë (FDP) – zbuluan një marrëveshje koalicioni të mërkurën që duhet të rezultojë në formimin e një qeverie të re nën kreun e SPD, Olaf Scholz.
Udhëheqësit e partisë së gjelbër, Annalena Baerbock dhe Robert Habeck, thanë në një deklaratë se marrëveshja e koalicionit që vjen pas “negociatat intensive” ka vendosur rrugën për ndryshim në Gjermani, raporton euronews.
“Si një vend i madh i industrializuar, mbi këtë bazë, ne mund të detyrojmë shndërrimin e sistemit energjetik në energji të rinovueshme, të rindërtojmë industrinë dhe më në fund të nisemi në rrugën 1.5 gradë”, thanë ata.
Sipas marrëveshjes së koalicionit, SPD do të sigurojë kancelarin federal, Olaf Scholz, si dhe ministritë e brendshme, të punës, mbrojtjes dhe shëndetësisë.
Të Gjelbrit do të emërojnë Zëvendës-Kancelarin dhe udhëheqjen për ministrinë e jashtme, ministrinë e ekonomisë dhe mbrojtjes së klimës, ministrinë e familjes, ruajtjen e mjedisit dhe ministritë e ushqimit dhe bujqësisë. Ata do të ruajnë të drejtën për të emëruar Komisionerin Evropian me kusht që presidenti i Komisionit të mos jetë nga Gjermania.
FDP liberale do të ketë ministrinë e financave, një post që ka gjasa t’i shkojë kreut të partisë Christian Lindner. Ata do të ofrojnë gjithashtu udhëheqje për ministritë e drejtësisë, transportit dhe arsimit.
Palët ranë dakord gjithashtu të kufizojnë borxhin e vendit nga viti 2023, por në të njëjtën kohë të investojnë fonde për të arritur një objektiv të ngrohjes 1.5 gradë. /Telegrafi/