Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi konsideron se është koha që t’i jepet fund krizës politike në vend dhe të normalizohet gjendja, me qëllim të krijohen kushte për sundimin e ligjit, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas Koalicionit, aparati shtetërorë, përfshi edhe gjykata, është vendosur në funksionim të mbrojtjes së pushtetit, reformat nuk zbatohen dhe nuk punohet për të krijuar kushte për mbajtje të zgjedhjeve të lira dhe demokratike.
Koalicioni kërkon një marrëveshje për dalje nga kriza dhe formimin e një qeverie reformuese – ekspertësh, ndërkaq thërret qytetarët në protesta masovike, të qeta, për t’i përshpejtuar proceset për dalje nga kriza dhe për ta mbështetur PSP-në./Telegrafi/