Site icon Telegrafi

Koalicioni për Ndryshim dhe Drejtësi: Filloi thyerja e rregullave zgjedhore

Koalicioni për Ndryshim dhe Drejtësi (Lidhja Demokrate, FRODEM, DEMOS), paralajmëruan thyerje të rregullave zgjedhore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Ditëve të fundit, bartësit e pozicioneve të larta në institucionet shtetërore dhe drejtorë të ndërmarrjeve nga radhët e OBRM-PDUKM, regjistrojnë të punësuarit dhe bëjnë presion mbi ata që edhe ata të bëjë lista për votuesit potencial, duke i këshilluar që të votojnë për kandidatët e OBRM-PDUKM-së. Për mbledhjen partiake e paraparë për të dielën, gjithashtu u bëhet presion të punësuarve të marrin pjesë në takim. Përderisa vazhdojnë të thyhen rregullat e procesit zgjedhor me presione, krijime të votuesve, blerje të votave, mbushje të kutive zgjedhore dhe çfarë do lloj mashtrimi do të duhet të mbajnë përgjegjësi. I inkurajojmë të gjithë qytetarët, organizatat joqeveritare dhe mediat që çdo thyerje të rregullave gjatë procesit zgjedhor ta paraqesin”, thuhet në komunikatën e Koalicionit për Drejtësi dhe Ndryshim./Telegrafi/

Exit mobile version