Site icon Telegrafi

Koalicioni për “Kosovën Fituese” sot mban tubimin e radhës në Kamenicë

Koalicioni për “Kosovën Fituese”, po vazhdon fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Në njoftimin e bërë për media, thuhet se koalicioni për “Kosovën Fituese” do të mbajë sot tubimin e radhës në Kamenicë.

“Në tubimin zgjedhor që nis në ora 18, do të marr pjesë edhe kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj”, bëhet e ditur në njoftim.

Zgjedhjet parlamentare do të mbahen më 9 shkurt, ndërsa subjektet politike tashmë kanë hyrë në javën e dytë të fushatës zgjedhore./Telegrafi/

 

 

Exit mobile version