Site icon Telegrafi

Koalicioni ndërkombëtar ka vrarë më shumë se 75 për qind të ISIS-it

Të paktën 75 për qind e xhihadistëve të Shtetit Islamik janë vrarë nga sulmet ajrore të koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Siç raporton CNN, numri i luftëtarëve aktivë të ISIS-it është ulur mes 12.000 dhe 15.000 persona, që do të thotë se partnerët e koalicionit gjatë fushatës dy vjeçare kundër ISIS-it, janë vratë më shumë se 50,000 luftëtarë të Shtetit Islamik.

Fushata bombarduese e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara filloi në vitin 2014, ku janë kryer më shumë se 17,000 sulme ajrore kundër caqeve ISIS-it.

Exit mobile version