Opozita maqedonase e udhëhequr nga OBRM-PDUKM-ja si duket ka filluar të përçahet edhe në Kuvendin e Maqedonisë, ku dy deputetë kanë vepruar ndryshe, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Pas Çedomir Sazdovit, i cili ka vendosur që të veprojë si i pavarur nga partia Opcioni Qytetar për Maqedoni (OQM), edhe deputeti tjetër Panço Minov ka filluar që t’i ndjek punimet e Kuvendit, edhe pse partia e koalicionit, OBRM-PDUKM është duke e bojkotuar Kuvendin.
Megjithatë, Minov thotë se nuk e ka braktisur koalicionin me OBRM-PDUKM-në, por dëshiron që ta kryej detyrën e tij në Kuvend dhe ta meritoj rrogën e deputetit.
Përndryshe, Panço Minov ka qenë kuadër i LSDM-së, por u tërhoq së bashku me Stevçe Jakimovskin në zgjedhjet lokale të vitit 2013, të cilat thuajse u bojkotuan nga LSDM-ja./Telegrafi/