Telegrafi

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” kërkon përsëritjen e votimit në Elbasan

Koalicioni “Bashkë Fitojmë” i drejtuar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta ka kërkuar zyrtarisht përsëritjen e votimit elektronik në bashkinë e Elbasanit.

Përmes një ankimimi të bërë në Komisionin e Sanksioneve dhe Ankesave në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve në Elbasan dhe ripërsëritjen e tyre.

Bashkë Fitojmë kërkohet që të bëhet një ekspertizë e huaj për të gjitha pajisjet e votimit elektronik që u përdorën në Elbasan, nën dyshimet se rezultati ishte i paracaktuar.

Lexo po ashtu Berisha kërkon komision hetimor për zgjedhjet lokale, akuzon PS-në: Sollën bandat nga Dubai

Gjithashtu kërkohet që të bëhet një verifikim i votave të dhëna në mënyrë elektronike, me votat fizike që ndodhen në kutitë e votimit.

BF kërkon nga KAS që të shqyrtohen të gjitha kamerat e sigurisë në qendrat e votimit, për të evidentuar nëse ka persona të autorizuar të cilët i kanë bërë presion zgjedhësve.

Një tjetër pikë në kërkesën e Bashkë Fitojmë është edhe krahasimi i kodeve të votuesve me listën e votuesve për çdo qendër votimi. /Telegrafi/