Koalicioni i kryesuar nga SHBA që lufton kundër të ashtuquajturit Shteti Islamik (ISIS), është në proces përpilimi të një databaze të dhënash të luftëtarëve të huaj, që janë pjesë e ISIS-it, të cilët mund të kthehen sërish në vendet e origjinës, njoftoi sot një zyrtar amerikan.
Brett McGurk, i dërguari amerikan pranë koalicionit anti-ISIS, saktësoi gjatë një konference për sigurinë organizuar në Izrael, që kanë qellim të parandalojnë me këtë databazë të dhënash sulmet si e ndodhura në Evropë.
“Koalicioni ynë është në proces pune për krijimin e një databaze të dhënash gjithëpërfshirëse, në sajë të rrjeteve të shkëmbimit të informacionit, me bindjen se kontingjenti që lufton përkrah ISIS-it, do të identifikohet gjatë kontrolleve rutinë, në postat kufitare apo gjatë kontrolleve rutinë të policisë”, pohoi McGurk.
Gjatë një fjalimi në konferencën vjetore në fokus çështje të sigurisë në Herzliya në afërsi të Tel Avivit, McGurk konfirmoi se koalicioni ka qenë i suksesshëm në përpjekjet për të penguar luftëtarë të rinj të huaj për t’iu bashkuar radhëve të ISIS-it në Siri.