Site icon Telegrafi

Koalicioni AAK-PSD mban tubim masiv në Istog

Koalicioni AAK-PSD sot ka mbajtur një tubim në Istog.

Në këtë tubim është parë një numër i madh i qytetarëve të interesuar për konceptin 100% shtet.

Përveç kandidatëve për deputet nga kjo anë, para qytetarëve të Istogut kanë folur edhe Visar Ymeri nga PSD dhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.

Banorët e Istogut i kanë dhënë përkrahje të fuqishme programit 100% Kosovë.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka folur përveç tjerash edhe për procesin e dialogut të udhëhequr nga Federica Mogherini, të cilin e ka quajtur të rrezikshëm.

“Ka qenë shumë me rëndësi me e ndalë dialogun e zonjës Mogherini, jo me e marr unë, por me e ndal atë dialog. Ai dialog ka qenë në drejtim të gabuar, jo transparent, me rreziqe për Kosovën.

Për fat është ndalë dialogu i zonjës Mogherini, është heq ai dialog edhe zotit Thaçi e zotit Vuçiq ia kam larguar dialogun, jo me e marr unë po ia kam largu dialogun e e kemi çu në tavolinë te Merkel dhe Macron. Kjo nuk ka qenë e lehtë, ka qenë e vështirë dhe nuk do të ndodhte pa përkrahjen e Amerikës”, ka thënë Haradinaj.

Sunday, Sept. 29, 2019, (AP Photo/=422023009528=)
Exit mobile version