Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri më tash ka arritur të procesoj 99,61% të rezultateve të zgjedhjeve nga qendrat e vendvotimit.
Sipas rezultateve të deri tanishme koalicioni AAK-PSD ka arritur të shënoj fitore në pesë komuna.
Komunat të cilat ka marrë përqindje të lartë të votave ky koalicion janë Deçani, Gjakova, Klina, Rahoveci dhe Juniku.
Ndërkaq rezultati i përgjithshëm i AAK-PSD është 11,58% apo 9 mijë e 996 vota.
Përqindja e rezultateve në komuna e paraqitur në grafike, është bërë gjatë kohës kur KQZ kishte arritur të procesoj 98,47% të rezultateve nga vendvotimet.
Deçan 62,91%,
Gjakovë 34,37%,
Klinë 27,03%,
Rahovec 25,45%,
Junik 50,32% . /Telegrafi/