Fushata zgjedhore për balotazh përfundon sonte, kurse qytetarët e Kosovës të dielën sërish i drejtohen kutive të votimit.
Janë 19 komuna të Kosovës, të cilat presin të mësojnë emrin e kryetarit në raundin e dytë të zgjedhjeve.
Deri më tani shumë koalicione janë bërë, ndryshe nga koalicioni qendror, e shumëkund ka edhe befasi. Koalicione këto që pritet të sjellin befasi.
Rrahman Paçarizi, njohës i çështjeve politike në vend thotë për Tribuna Channel se java e balotazhit ishte një javë e taktizimeve ndërmjet kandidateve, aktiviteteve dhe koalicioneve të publikuara ose jo.
Ndërsa analisti politik Fadil Lepaja deklaron se kjo fushatë ka qenë e organizuar mirë, ka pas debat kualitativ, por theksoi se nga balotazhi nuk pret shumë befasi.
Koalicionet pritet të sjellin ndryshime në qendrat e mëdha.