Site icon Telegrafi

Koalicionet dhe vijat e kuqe: Politikanët bëjnë premtimet

Kryesia ka vendosur që më datën 22 gusht të bëhet shpërndarja e Kuvendit të Kosovës. Pas këtij veprimi, Presidenti do ta caktojë datën e shkuarjes në zgjedhje të parakohshme parlamentare në afatet ligjore që parashikon Kushtetuta e Kosovës.

Subjektet politike edhe pse jo formalisht tashmë kanë filluar fushatën paraelektorale. Disa liderë të subjekteve politike kanë dalë në terren për takime me strukturat partiake dhe qytetarë disa të tjerë këtë punë po e bëjnë në studio të ndryshme televizive e pothuajse të gjithë janë në intervista të ndryshme në portale.

Debatet më të mëdha po zhvillohen në drejtimin se kush më kë do të lidh koalicione para apo pas zgjedhore, raporton Telegrafi.

Kur flitet për koalicione si zakonisht politikanët vendosin edhe vija të kuqe ndaj subjekteve të caktuara politike.

Kryeministri në dorëheqje Ramush Haradinaj, menjëherë pas kthimin nga Haga në një intervistë për RTV Dukagjinin kishte thënë se strukturat e partisë dëshirojnë që AAK të shkojë.

Mirëpo, Haradinaj kishte thënë se AAK ka afërsi me NISMA-n, PSD-në dhe AKR-në.

Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj ka thënë se preferon që AAK të shkojë e vetme në zgjedhje por sipas tij një koalicion parazgjedhor me NISMA-n dhe PSD-në është i mundshëm për shkak të bashkëpunimit korrekt.

Muharrem Nitaj, RTV Dukagjini

Nitaj ka thënë se AAK nuk ka vija të kuqe për koalicione pas zgjedhore, por ai personalisht do ta preferonte një koalicion me LDK-në.

Nga ana tjetër zyrtari i AAK-së, Burim Ramadani ka thënë se do ishte mirë që në Kosovë të ketë ndryshime, dhe do të ishte i pëlqyer një koalicion i prirë nga AAK, bashkë me LDK, NISMA, PSD dhe AKR.

Burim Ramadani, RTV Dukagjini

Ramadani nuk preferon një koalicion të AAK-së me Vetëvendosjen.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri duke folur për temën e njëjtë në “Debat Plus” ka thënë se personalisht është që LDK të mos ketë koalicione parazgjedhore.

Lutfi Haziri, RTV Dukagjini

Haziri nuk ka treguar preferencat e tij për koalicionet pas zgjedhore që do të dëshironte të bëj LDK-ja.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së dhe kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka thënë se për këtë parti i mundshëm do të ishte një koalicion parazgjedhor me Vetëvendosjen.

Gazmend Muhaxheri, RTV Dukagjini

Mahaxheri ka thënë se pas zgjedhjeve mund të ketë situata tjera politike duke mos i vënë vijë të kuqe asnjë subjekti politikë.

Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se pos PDK-së të gjitha partitë tjera janë opsione për koalicione pas zgjedhore me LDK-në.

Ismet Beqiri, RTV Dukagjini

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosjes, Liburn Aliu, në një intervistë për Telegrafi.com ka thënë se VV duhet të ketë një koalicion parazgjedhor me LDK-në për të evituar sipas tij një PAN2.

Aliu ka thënë se janë shkatërruar të gjitha mundësitë e komunikimit mes VV-së me PSD-në.

Deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu, gjatë intervistës në emisionin “Përballje ditore” në Telegrafi.com

Koalicionin me LDK-në e ka kërkuar edhe drejtuesi i Vetëvendosjes, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook.

Kurti, koalicionin parazgjedhor mes subjekteve opozitare e kishte konsideruar si “fitore para zgjedhjeve”.

Kryetari i partisë NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka përjashtuar koalicionet parazgjedhore me subjektet e tjera politike.

Fatmir Limaj, RTV Dukagjini

Limaj nuk ka dashur të tregojë për preferencat e tij për koalicione pas zgjedhore, por ka thënë se nuk përjashton asnjë koalicion varësisht nga rezultatet.

Zyrtarë të ndryshëm dhe deputetë të PDK-së kanë thënë se PDK nuk vendos vija të kuçe, por pothuajse të gjithë janë të një zëri se posti i Kryeministrit nuk do të lëshohet kësaj radhe nga PDK-ja.

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, në një deklaratë për Telegrafin ka thënë se janë të hapur për koalicione me një përjashtim.

“Vijë të kuqe për koalicion parazgjedhor kemi me Partinë Demokratike të Kosovës. Madje këtë e kemi deklaruar edhe më herët. Ndërsa siç e thash edhe më parë për partitë tjera jemi të hapur, përfshirë edhe Lëvizjen Vetëvendosje”, është shprehur Kuçi për Telegrafin.

Zyrtarët e AKR-së në intervista të ndryshme kanë thënë se kjo parti nuk vendos vija të kuqe ndaj subjekteve tjera. /Telegrafi/

Exit mobile version