Telegrafi

Koalicioni “Bashkë fitojmë” fiton në Himarë

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në Himarë, ndërkaq këtë bashki e fitoi koalicioni “Bashkë Fitojmë” me një diferencë të vogël të votave.

Në të dhënat e publikuara bëhet e ditur se Dhionisios Alfred Beleri nga koalicioni “Bashkë Fitojmë” ka marr 50.12% (3837 vota), ndërkaq kandidati Jorgo Goro nga Partia Socialiste ka marr 49.88% (3818 vota).

Ndërkaq, numërimi i votave po vazhdon në bashkitë tjera. /Telegrafi/