Site icon Telegrafi

Kneissl: Progres i rëndësishëm është regjistruar në negociatat për emrin

Ministrja e Austrisë për Punë të Jashtme në BE, Karin Kneissl, thekson se është arritur progres për çështjen e emrit dhe tha se rajoni i Ballkanit Perëndimor është në interesat gjeopolitike për Bashkimin Evropian, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Disa herë kamë pasur mundësinë për tu takuar me ministrat për punë të jashtëm të IRJM-së dhe Greqisë. Hap i rëndësishëm është bërë, por pritet të shikohet se kur është e mundur zgjidhja. Hapat e më tejshëm janë të domosdoshëm, fqinjët tanë jugor nuk janë për ne vetëm historikisht të afërm, por duam që t’i ikim vakumit çka mund të eksplodojë nga fuqitë tjera. Mbështetja e rajonit është strategji gjeopolitike për të gjithë BE” tha Kneissl. /Telegrafi/

Exit mobile version