Site icon Telegrafi

Kneissl: Dalja në referendum është sinjal i qartë për mbështetjen e marrëveshjes për emrin

 

Shefja e diplomacisë së Austrisë, Karin Kneissl vlerëson se edhe për shkak të mossuksesit të referendumit për emrin e Maqedonisë, para se gjithash, për shkak të daljes së ulët të votuesve, sqarimi ditën e diel dha “sinjal të qartë për mbështetjen” e zgjidhjes së kontestit të emrit rreth emrit me Greqinë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Edhe ministri për Punë të Jashtme të Austrisë, Gernot Blumel beson se referendumi do të dërgojë drejtë zgjidhjes.

Blumel vlerësoi se bëhet fjalë për mundësi historike për Maqedoninë dhe të gjithë rajonit, si dhe për rrugën drejtë BE-së.

Në deklaratën për mediat austriake, Blumer tha se Austria qartë e mbështet këtë zgjidhje.

Edhe pse dalja e qytetarëve në referendum ishte më i vogël se nga ajo që pritej, Karin Kneissl jep mesazhin se tani institucionet ngelin që të marrin hapat e ardhshëm çka do të dërgoj fillimin e bisedimeve me BE-në./Telegrafi/

Exit mobile version