Bordi i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) ka shprehur shqetësimin dhe kundërshtimin për iniciativën rreth hartimit të Ligjit për Media, duke e konsideruar si edhe një përpjekje për kontroll dhe censurë mbi mediat.
Legjislacioni aktual në Kosovë rregullon në mënyrë të plotë funksionimin e mediave dhe KMShK konsideron se nuk ka nevojë për ndonjë ligj të ri, si ai që po synohet të hartohet, thuhet në komunikatën e KMShK, përcjell Telegrafi.
Bordi i KMShK-së vlerëson se për mirëfunksionimin e mediave mjafton të zbatohen ligjet aktuale, që përbëjnë praktikat pozitive të funksionimit të mediave.
Bordi i KMShK-së e konsideron të papranueshme çdo përpjekje për të kufizuar lirinë e mediave dhe të shprehjes, nëpërmjet ligjeve të panevojshme. /Telegrafi/