Telegrafi

KMDLNJ vizitoi të burgosurit në Prizren, u njoftua për ndërprerjen e grevës

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), ka vizituar Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

“Qëllimi i vizitës ishte njoftimi lidhur me rastin e hyrjes në grevë të disa të burgosurve në këtë institucion një ditë më parë. Pas kontaktit me ushtruesin e detyrës së drejtorit. Ilir Kelmendi i cili njoftoi se greva ishte ndërprerë sot (dt.24.11.2016) në darke. Të njëjtën e pohuan oficer të tjerë nga menxhmenti”, thuhet në njoftimin për media.

Ndërprerjen e grevës e ka njoftuar, përkatësisht e ka pohuar edhe njëri nga grevistët, S.K. i icli pohoi:

“Po në drekë që të gjithë të burgosurit dhe të paraburgosurit e kemi ndërprerë grevën’. Pra, të njëjtit kanë marrë shujtën e drekës dhe s’ka më asnjë grevist’, tha ai.

“Greva sipas tij ka pasur të bëjë lidhur me shqetësimet e familjarëve për keqtrajtimin eventual tonin, dhe frikës nga familjarët për ndonjë të keqe të mundshme dhe ky ka qenë solidarizimi me të suspenduarit. Ngase, stafi dhe menagjmenti kanë qenë tejet korrektë në trajtimin e të paraburgosurve dhe të burgosurve në Qendrën e Paraburgimit’, ka thënë S.K.

Greva ka nisur me dt. 23.11.2016 duke refuzuar shujtat e mëngjesit, drekës dhe darkës. Poashtu, të përfshirët në grevë nuk kanë dalë në shëtitë e zakonshme gjatë ditës së mërkurë. Ndërsa, të trajtuarit me terapi, e kanë refuzuar atë.

Arsyet e grevës ishin pakënaqësia lidhur me suspendimet nga MD-ja në këtë institucion.

Ndërkaq për ndërprerjen e grevës sot ka njoftuar edhe Ministria e Drejtësisë përmes një komunikate për media./Telegrafi/