Site icon Telegrafi

KMDLNj: Të akuzuarve për ”Lagjen e Trimave” u shkelen të drejtat

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka thënë të mërkurën se të akuzuarit e “Rastit të Kumanovës” janë përballur me mohim të të drejtave të tyre.

Ndaj të arrestuarve për ‘rastin Kumanova’ në vazhdimësi ka pasur shkelje të të drejtave të njeriut të privuar nga liria të cilat garantohen dhe mbrohen me të gjitha konventat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut të cilat janë pranuar dhe ratifikuar nga shteti maqedon”, thuhet në një reagim të KMDLNj-së, njofton Insajderi.

KMDLNJ ka reaguar edhe për shkeljet që po i bëjnë ndaj familjarëve duke ua mohuar të drejtën për pjesëmarrje në gjykim apo duke e kufizuar numrin e anëtarëve të familjarëve në një gjykim të deklaruar si të hapur për publikun.

“Të arrestuarve , që tani janë duke u gjykuar po u mohohet një gjykim i drejtë , i paanshëm dhe i pandikueshëm politikisht”.

KMDLNj është jashtëzakonisht e shqetësuar për shkakun se familjarët e të vrarëve të “rastit Kumanova” nuk e kanë dëshminë për rezultatet e autopsisë që ka kohë që kanë përfunduar në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Forenzikës në Prishtinë, thuhet në komunikatë./Telegrafi/

Exit mobile version