Telegrafi

KMDLNj: Po diskriminohen kandidatët për guvernator

Për shkak të eliminimit të shuam kandidatëve KLMDNj dyshon edhe në kriteret që komisioni ka pasur për bazë.

“Paneli përzgjedhës i BQK-së është dashur që çdo kandidati që është refuzuar t’i paraqes me shkrim arsyet e refuzimit duke pasur parasysh afatet ligjore për kundërshtim të vendimit të panelit nga kandidatët që janë refuzuar”, thuhet në reagimin e KMDLNj-së.

KMDLNj, po ashtu shprehë shqetësimin në lidhje me transparencën e pamjaftueshme të panelit shqyrtues të aplikimeve. Në lidhje me këto procedura të ndjekura nga Paneli Shqyrtues, KMDLNj kërkon që ky panel të jap sqarime në lidhje me procedurat e ndjekura për eliminimin e këtyre kandidatëve dhe atyre që ende janë garë. Po ashtu paneli duhet të bëj transparente kriteret e kërkuara për aplikim dhe përzgjedhje.

“KMDLNj duke ditur rëndësinë e institucionit të BQK kërkon nga përgjegjësit që të sillen me përgjegjësi dhe transparencë ndaj qytetarit të Kosovës. Qasja e barabartë është një nga të drejtat themelore të njeriut. KMDLNj kërkon që të formohet një komision hetimor për punën e Panelit përzgjedhës dhe intervistues dhe, nëse konstatohet se ka pasur shkelje të rregullave të konkursit, të anulohet intervistomi dhe të sigurohen mundësi të barabarta dhe jo diskriminuese për të gjithë kandidatët”. /Telegrafi/