Telegrafi

KMDLNJ, letër të hapur organizatave për të drejtat e njeriut

“Të arrestuarit dyshohen se kanë kryer krime ndaj serbëve në rajonin e Gjilanit pas përfundimit të luftës me ç’rast përmendin shifra për serbë të vrarë dhe të zhdukur, që aspak nuk korrespondojnë me shifrat që i kanë bërë publike organizatat joqeveritare për të drejtat e njeriut në Serbi dhe në Kosovë, si dhe organizatat tjera të besueshme ndërkombëtare për të drejtat e njeriut”, thuhet në këtë letër që i është dërguar Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Amnesty International, Tribunalit Ndërkombëtar për Krime të Luftës në Hagë dhe disa organizatave tjera.

KMDLNJ-ja kërkon nga organizatat ndërkombëtare për të drejtat e njeriut të bëjnë presion dhe të ngritin zërin ndaj dhunës fizike që autoritetet serbe janë duke e përdorur kundër 10 shqiptarëve të arrestuar.

Po ashtu ky Këshill ka kërkuar transparencë gjatë hetimeve dhe procesit gjyqësor, në mënyrë që të respektohen të drejtat e njeriut të garantuara me konventat ndërkombëtare. /ktv/