Site icon Telegrafi

KMDLNJ kritikon BIK-un, e sheh si shkelje të të drejtave të njeriut moslejimin e shamisë (Video)

Sipas Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, mungesa e një kodi të veshjes në shkolla ka bërë që të shkelën të drejtat e njeriut.

Behxhet Shala, kryetar i KMDLNJ-së, e sheh si të kundërligjshme dhe si shkelje e të drejtave të njeriut moslejimin e bartjes së shamisë.

“Bartja e shamisë nuk e kategorizon dikën si terrorist dhe asnjë ligj nuk e ndalon bartjen e shamisë”, theksoi Shala.

Ai bëri krahasimin duke thënë se ka mësimdhënës që ekspozohen tek nxënësit dhe nuk i pengon askujt ky fakt.

Shala ia hedh fajin Bashkësisë Islame, sepse ajo duhet të tregojë se çka është e lejueshme dhe çka jo, ndërsa Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë duhet ta ketë një rregullore që e rregullon veshjen në të gjitha shkollat.

Faton Fetahu, nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, tha se kjo çështje nuk është në përgjegjësi të Ministrisë dhe se ajo i takon Drejtorisë së Arsimit në Malishevë. /Gazeta Tribuna/

Exit mobile version