Site icon Telegrafi

KMDLNJ dënon kërcënimet ndaj gazetarit Fidan Jupolli

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka dënuar ashpër kërcënimet ndaj gazetarit, Fidan Jupolli dhe ka kërkuar që Policia e Kosovës të veproj shpejt duke sjellur kërcënuesin para drejtësisë.

KMDLNJ ka bërë thirrje që të gjitha atyre që u duket që informatat apo informimi nuk është në prkuthje me kodeksin moral të drejtohen në gjykatat kompetente.

“Gazetari i T7, Fidan Jupolli ka deklaruar se po kërcënohet me jetë dhe dëbim nga Kosova nga militantë, siç deklaron ai të LDK-së prandaj, perveç denoncimit publik, rastin e ka paraqitur edhe në Policinë e Kosovës. KMDLNj dënon ashpër kërcënimin ndaj gazetarëve si përpjekje për ngulfatje të lirisë së shprehjes dhe krijimit të opinionit e që mund të mos i ketë pëlqyer kërcënuesve. KMDLNj pret që Policia e Kosovës përkatësisht, Njësia Kundër Krimeve Kibernetike të veprojë shpejt duke identifikuar dhe sjellur kërcenuesit para drejtësisë. KMDLNj e vlerëson punën e gazetarëve dhe në rastin konkret solidarizohet me gazetarin Fidan Jupolli , drejtues i emisionit “DPT te Fidani””, thuhet në reagim.

Po ashtu në reagim thuhet se liria e shprehjes është njëra nga të drejtatn themelore të njeriut, pa të cilën nuk ka gazetari të pavarur.

“Liria e shprehjes është njëra prej të drejtave elementare të njeriut dhe bazë apo brum pa të cilin nuk ka as gazetari të pavarur e as informim objektiv dhe, si e tillë duhet të mbrohet në çdo rrethanë. Në vend të kërcënimit ndaj gazetarëve e që për KMDLNj është i papranueshëm, të gjithë ata që konsiderojnë se informata apo informimi nuk është në përputhje me kodeksin moral dhe profesional, duhet t’i drejtohen gjykatave kompetente”, thuhet tutje në reagim. /Telegrafi/

Exit mobile version