Telegrafi

Kluivert: Veratti nuk do të shitet

Ish-drejtori sportiv i PSG-së, Patrick Kluivert e ka hedhur poshtë një largim të Marco Verattit nga klubi.

24 vjeçari ka qenë i lidhur shumë me një kalim në Camp Nou këtë verë, përderisa Kluivert ka pranuar se lojtari dëshiron që të largohet dhe ai nuk beson se gjigantët e Ligue 1 do ta shesin lojtarin.

“Unë e njoh presidentin mirë dhe unë e di se Verratti dëshiron të shkojë te Barcelona, por PSG nuk do ta lejojë largimin e tij”.

“Ai rinovoi kontratën vitin e kaluar dhe do të jetë e vështirë për të”.

“Vlera e Verattit llogaritet tek 70-80 milionë euro dhe mendoj se ai është i vlefshëm më shumë se 100 milionë euro”, u shpreh Kluivert.

Holandezi u largua nga roli i tij si drejtor për t’ia lënë vendin Antero Henriques në fund të verës së kaluar. /Telegrafi/